Opinions
20 maj 2014 - presidenti heinz fischer vjen ne tirane
May 21, 2014
sot, me 20 maj 2014, vjene ne tirane presidenti im. me mire te them, nje nga presidentet e mi. si me dy nenshtetesi qe jam, dmth shqiptare dhe austriake, une kam dy te tilla.
pra, meqe kam dy nenshtetesi, si rrjedhim kam dhe dy presidenta. vecse me nje ndryshim:
ne austri, presidentin e zgjedh vete. zgjedh ate qe duhet te jete me i miri per mua dhe me perfaqeson me mire mua vete, apo familjen time, gjate kohes qe femijet nuk jane akoma ne moshe per te votuar, dmth per ta zgjedhur dhe ata vete presidentin e tyre. dhe keshtu, presidentin heinz fischer e kam votuar 2x. heren e pare ne korrik 2004 dhe heren e dyte ne 2010 ku ai u rizgjodh me 80%...(rast i ralle ne bote)
ndersa presidentin tjeter, ma japin..., e gjejne te tjeret dhe e zgjedhin vete dhe ne fund me thone: ky do te jete presidenti yt...ky do te perfaqesoje.
me heinz fischer me lidh nje miqesi e vjeter...
ishte ai qe ne 28 shkurt 2001,(foto) kur ishte president i parlamentit te austrise do me hapte portat e parlamentin dhe te organizoja nje aktivitet internacional, aty brenda. ishte aktiviteti i pare imi i ketyre permasave ne austri...ne nje feste e madhe u shndrua ajo...shume e madhe, saqe, akoma kujtohet...
ishte ai aktivitet qe do me hapte vizionet per te ardhmen dhe s'kaluan dy muaj dhe me erdhi ftesa nga parlamenti europian ne bruksel ku dhe aty hapa nje expo e qe e titullova "vlora, vienna dhe brukseli"...
me vone, si nje reaksion zinxhir erdhen vienna, kairo, athina, shkupi, berlini, birminghami, bukureshti, tirana, vlora, prishtina, trieste....e ku mbaj mend une ku...sukseset e te cilave do me vendosnin ne listen e atyre qe do merrnin cmimin e larte te parlamentit europian... e qe, ne 2011, ne edicionin e 2te, presideti i parlamentit europian do te me akordonte, "european citizen prize" per merita te vecanta per bashkimin europian
dhe ku pak me vone, ne 2013 do ishte heinz fischer, qe do me akordonte medaljen e larte "kryq i arte i kaloresit te shkalles I"...per merita te vecanta per republiken e austrise.
sot ne tirane nuk vjene vetem presidenti im e qe do takohet me presidentin tim. por, sot ne tirane, nuk vjene dhe nje mik imi, vjene nje mik yni, i gjithe shqiptareve kudo qe jane...
vjene presidenti i nje shteti ku shqiptaret kane mbeshtetur koken ne momente te veshtira te historise se tyre.
mirsevjen i dashur presidenti im
mirsevjen dr. heinz fischer